Bimë rreth 2-3 vjeçare, në vazo me nënshartesë nano, e lartë rreth 70-80cm, peshë 10kg. Nënshartesë nano. Limoni Meyer mund të rezistoje deri ne temperatura dimërore -8° C. Mund të rimbillet në vazo por edhe në tokë të hapur aty ku klima e lejon.
Ulli 2-vjeçar, me kubik, me prodhimtari të mirë, kokrra të zeza dhe formë të zgjatur që prodhojnë vaj të përshtatshëm për konsum tryeze. Lartësia 130-150cm. Pesha 6kg. I përshtatshëm për mbjellje në vazo ose tokë të hapur.