Të tjera

Kur mund të mbjell fidanë arre?

Pemët e arrës mund të mbillen në çdo kohë ndërmjet nëntorit dhe prillit. Gjatë këtyre muajve, pemët janë në gjumë (i quajtur ndryshe gjumi dimëror).

CILIN VARJETET ARRE DUHET TË PËRZGJEDH?

Ju mund të zgjidhni varietetin e pemës së arrës bazuar në klimën dhe lartësinë e tokës suaj (sa metra mbi nivelin e detit).

  • Chandler Chandler është varjeteti më i mirë në aspektin e produktivitetit dhe cilësisë së arrës. Eshtë varieteti më i shitur i arrës. Në mënyrë që të mbillni Chandler, toka juaj duhet të jetë e vendosur në një lartësi prej 1200 metra ose më të ulët. Duhet të mbillet bashkëme pllenuesin e saj Franquette.
  • Fernor është një varietet i qëndrueshëm dhe produktiv. Mund të mbillet në lartësi më të larta se 1200m. Prodhon arra me cilësi të lartë dhe bërthamë të shijshme. Duhet të mbillet me pllenuesin e saj Fernette.

SA FIDANË MUND TË MBJELL NË TOKËN TIME?

Ju mund të mbillni 330 fidanë për hektar. Duhet të ketë 5 metra distancë mes fidanëve. Gjithashtu, duhet të ketë 6 metra midis rreshtave të fidanëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *