Kultivimi i Arrës së Kuqe
Tema e këtij artikulli është tema e arrave të kuqe, për të cilët personat profesionalistë që kanë studiuar arrën dinë për të prej një kohë të gjatë, por shumica e adhuruesve të arrave janë ndeshur për herë të parë me këtë lloj arre, ndaj dhe ne po ndajmë pak informacion më të detajuar rreth kësaj arre.
Çfarë është arra e kuqe?
Ata që për herë të parë e shohin arrën e kuqe mund të mendojnë për një produkt normal të ngjyrosur ose jo natyral. Arra e kuqe është krejtësisht natyrale. E vetmja ndryshim nga arra normale është se membrana e brendshme është e kuqe. Vendi i lindjes së saj konsiderohet të jenë vendet përreth luginës së lumit Danub.
Llojet e Arrës së Kuqe
Arra e kuqe edhe pse jo me shumicë, është kultivuar në shumë vende ku bëhet kultivimi i arrës. Variteti i parë i arrave të kuqe u regjistrua nga Knoop në Holandë në 1793 dhe më vonë u zgjerua në rajonet gjermanofolëse si RoteDonaunuss ( Arra e Kuqe Danubi). Në vitet 1930, u kryen studimet serioze në Institutin Geisenheim në Gjermani dhe u krijua një bankë gjenesh. Varietetet e përzgjedhura këtu gjithashtu kanë qenë burimi i shumë varieteteve të reja.
Egzistojnë varietete të sjellura nga Gjermania në Francë, dhe në SHBA me kryqëzimin e një lloji arre të kuq Francez me llojin Howard është përfituar lloji i ri Robert Livermore. Instituti i Kërkimeve Nikita në Krime ka zhvilluar një lloj të ri të ashtuquajtur Purpurovy.
Disa llojeve të arrave të kuqe dhe prejardhja e tyre janë treguar më poshtë:
RoteDonaunuss (Austria), R. Poysdorf (Austria), Aufhauser Baden (Gjermani), RedRief (Gjermani), WisniczCzerwony (Poloni), NoixRouge (Franca), Rubis (Franca), Gubler I, II, III, IV (Zvicra), Sychrov (Republika e Çekisë), Hospozin (Republika e Çekisë), Kirschnuss (Republika e Çekisë), Kardinal (Republika e Çekisë), R. Livermore (SH.B.A), YoloRed (SH.B.A), BuzsakiPirosbelu (Hungaria) ve Purpurovy (Ukraina-Rusia)
Kultivimi i Arrës së Kuqe
Para së gjithash mund të cekim që bima, fruti dhe shija e arrës së kuqe nuk dallojnë nga arrat normale, ashtu që i vetmi ndryshim midis tyre është se membrana e brendshme ngjyrë kuqe e shëndritshme në vete përmban albenis. Ndryshimi që do të shfaq ky dallim, duke pasur parasysh faktin se do të sigurojë një treg në sektorët e farërave, pastiçerisë dhe furrës, si dhe në sektorët që kërkojnë produkte të jashtëzakonshme, duhet të shqyrtohet duke marrë në konsideratë periudhën e kultivimit të këtij lloji.
Nëse mbjellja do të bëhet për hobi, atëherë çështja më e rëndësishme që duhet pasur kujdes është klima e zonës ku do të bëhet kultivimi. Në zonat ku ekziston rreziku i ngricave të pranverës së vonshme, mbjellja e një lloj gjetheje të hershme do të rezultojë në pamundësinë e marrjes së produktit. Çështja e dytë nëse arra e kuqe nuk nuk është produktive, pollenizuesi i duhur duhet të mbillet ose të jetë i pranishëm pranë arrës së kuqe.
Çështjet që duhet të merren parasysh në kultivimin e arrës për qështje biznesi, në lidhje me klimën dhe llojet e polenizuesve të përmendura në kultivimet për qëllime hobi, mund të përmblidhen si më poshtë:
Së pari duhet të kryhet hulumtimi i tregut. Arra e kuqe sigurisht do të ketë një treg, por çmimi do të jetë më i lartë se arrat normale. Arsyeja e parë për këtë është se prodhimi i të gjitha varieteteve të lartpërmendura është i ulët në krahasim me varietetet Chandler dhe Fernor që aktualisht mbillen shumë dendur.
Në mënyrë që të mos zhvishet membrana e kuqe dhe të mos bie cilësia e produktit, nevoja për vjelje më të kujdesshme dhe procesi i nxjerrjes së thelbit do të rritë kostot. Në plantacionin e mbyllur së bashku me arrën e kuqe duhet të mbjellen edhe lloje të tjera të arrave normale. Përzierjara e arrës së kuqe dhe atyre të bardha gjatë vjeljes do të krijojë probleme në shitje.
Për këtë arsye, pasi të pëcaktohet lloji bazë, nëse është nevoja për polenizues, atëherë polenizuesi duhet të zgjedhet nga llojet e arrave të kuqe.