KUSH JEMI NE
Adresa jonë zyrtare është: https://www.xhanari.com.
Faleminderit që vizitoni faqen tonë. Ne jemi një kompani që ofrojmë gjerësisht shitjen online të çdo lloji produkti agrobujqësor. Ju lutemi të lexoni dhe të bini dakord me termat dhe kushtet më poshtë për të vazhduar përdorimin e shërbimeve tona.
TERMAT DHE KUSHTET
1. KTHIMI I PRODUKTIT
Për shkak të natyrës së veçantë të produkteve që ne tregëtojmë,nuk lejohet kthimi i produkteve pasi janë tërhequr nga posta.Nese doni të anulloni porosine e kryer mjafton të njoftoni me mesazh (whatsapp/facebook/instagram) dhe porosia do te anullohet me sukses.
2. E DREJTA E AUTORIT
Të gjitha dizenjot, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë tonë dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një burim për blerje. Ç’do përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe webi, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht.
3. MBROJTJA ME LIGJ DHE DETYRIMET TONA
Ne jemi një subjekt i regjistruar në dosjet e QKR në Shqipëri dhe gëzojmë të gjitha të drejtat e autorit në bazë të ligjit Shqiptar. Gjithashtu ne paguajmë të gjitha detyrimet në tatime dhe bashki. Kështu serioziteti jonë nuk limitohet vetëm në faqen e internetit por edhe në rregullat e bizneseve në Shqipëri. Përveç të drejtës së autorit, ju pranoni edhe kushtet e garancisë që ne kemi. Gjithashtu ne kemi detyrim ndaj jush vetëm për çështjet që ne specifikojmë në faqen tonë me kushtet që ne japim. Këto kushte mund të ndryshojnë me kalimin e kohës edhe pa u njoftuar, por asnjëherë nuk do ju fshihen apo manipulohen.
4. DISPONUESHMËRIA
Ne do të garantojmë gjithmonë dërgimin në destinacion të porosisë tuaj. Nëse një produkt i përzgjedhur nga ju nuk është në stok në momentin që porosia juaj është konfirmuar dhe paguar, ne do të rimbursojmë çmimin që keni paguar për produktin brenda 7 ditësh nga data e pagesës. Nëse porosia juaj përfshin produkte përkohësisht të padisponueshme, ne do t’iu dërgojmë së pari produktet në dispozicion dhe më pas artikujt e mbetur pasi të rikthehen përsëri në stok.
5. DETYRIMET
Ju, me përdorimin e kësaj faqeje, nënkuptoni që jeni dakort me kushtet tona dhe i pranoni ato në momentin që bëni një blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë ç’do premtim dhe shërbim që publikojmë në faqen tonë www.xhanari.com.