Bimë rreth 2-3 vjeçare, në vazo , e lartë rreth 70-80cm, peshë 10kg. Limon Lunario mund të rezistoje deri ne temperatura dimërore -8° C. Mund të rimbillet në vazo por edhe në tokë të hapur aty ku klima e lejon.
Karakteristika botanike: Origjinën e ka nga India dhe Indokina. Quhet “Lunario” sepse ka kapacitetin të lulëzojë me hënën e re. Quhet “4-Sezonësh” sepse prodhon fruta të gjitha muajt e vitit. Eshte një bimë e madhe, që mund të arrijë deri në 6 metër lartësi. Lulëzon më shumë herë gjatë vitit se agrumet e tjera. Lulëzimet më të rëndësishme janë ato të fillimit të pranverës dhe fundit të vjeshtës.
Lulet lëshojnë një aromë delikate dhe kanë petale të bardha në brendësi, dhe të kuqe-vjollcë nga jashtë dhe janë të vendosura më vete ose në grupe. Ky kultivar është shumë prodhues. Kapacitetin e tij të plotë e arrin në moshën e rritur (7-8 vjeçar). Gjatë periudhave shumë të ftohta (-4 gradë) e poshtë këshillohet të mbulohet bima me plasmas, dhe trungu të lidhet me copë rrobe.
Perdorimet e limon “Lunario” : Përdoret kryesisht për prodhimin e lëngut të limonit, akulloreve, etj.
Frutat e limonit “Lunario” janë me peshë mesatare, me një lëvozhgë në ngjyrë të verdhë të ndezur. Janë të pasur me vajra esencialë tepër delikatë. Tuli, me ngjyrë të bardhë, është shumë i lëngshëm, pak acid dhe me pak fara. Bima mund të prodhojë fruta me përmasa të ndryshme, në varësi të sezonit të frutifikimit.
Plehërimi: Për një plehërim korrekt të bimës,këshillojmë përdorimin e plehërave të dedikuar për agrume. Ato përmbajnë raportin e duhur të mikro-elementëve si Azoti, Fosfori dhe Potasi, që e mbajnë bimën të ushqyer në menyrë te balancuar dhe konstante gjithe kohen. Keto produkte specifike mund ti porosisni tek Xhanari.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.