Fidanë, Gështenjë

Dobitë dhe përdorimi i gështenjës

Dobitë dhe Përdorimi I Gështenjës

Përdorimi

Pyjet e gështenjave të cilat janë shumë të vlefshme për Turqinë dhe si një bimë që kanë një përdorim të gjërë në shumë sektorë, tradicionalisht përdoren si material bazë pë dru kurse në përjashtim të kësaj, duke filluar nga fruti dhe mjalti, gjethet dhe lulet mund të përdoren për qëllime të ndryshme.

Ashtu që në kohët e vjetra si burim ushqimi gështenjën e kanë emëruar si` Pemë e Bukës`. Që nga kohët e vjetra e deri në ditët e sotme gështenja si një produkt i rëndësishëm për popullin në Turqi, është i rezikuar si nga përdorimi i parregullt dhe nga sëmundjet dhe dëmtimet. Prodhimtaria e drurit dhe frutave po zvogëlohen gradualisht. Në Turqi frutat e gështenjave konsumohen si të papjekura, të ziera, të pjekur në zjarr apo në furrë. Përveç kësaj, përdoret si formë mielli apo e tëra në përgatitjen e ëmbëlsirave. Poashtu mund ti shtohet gjellës dhe orizit, mund të përdoret si alternativë në gjellëra të ndryshme, në byrek, në gjellërat me mish, në supa dhe ëmbësira.

Një nga dimensionet e akumulimit kulturor është edhe njohuritë tradicionale të termave të gështenjës dhe përdorimit të saj. Pavarësisht përdorimit të gjërë të gështenjës për qëllime të ndryshme në të gjithë vendin, nuk mund të themi që ka studime të mjaftueshme për të përcaktuar informacion të mjaftueshme rreth termave për gështenjën dhe përdorimin e saj. Ky studim synon të nxjerrë në pah termat tradicionale rreth kulturave natyrale pyjore apo kulturave që janë pranuar, frutave,drurit ,gjethes dhe luleve të tyre duke u lidhur me dobitë e tyre në kuadër të gjithë vendit.

KUZHINA

Si konsumohet Gështenja?

Gështenja, e cila është një ushqim i domosdoshëm i mbrëmjeve të dimrit, sikurse që mund të përdoret si një mëlmesë për ti dhënë shije orizit, gjellërave apo ëmbëlsirave, mund të konsumohet edhe vetë si frut. Egzistojnë disa metoda të pjekjes së mirë të gështenjave. Mund të konsumohet duke e pjekur në zjarr apo furrë që ndryshe emërohet edhe `Gështenja Qebabi`. Apo mund të konsumohet duke u zier. Por mund të shtojmë informacionin që ekspertët mendojnë se konsumimi i saj duke e zier është më i dobishëm. Në dimër gështenjat më së shumti konsumohen si të pjekura në furrë dhe përdoret më së shumti në ëmbëlsira. Sidomos tortat apo ëmbëlsirat e përgatitura në dimër me gështenjë janë më të preferuarat . Atyre që i pëlqen shija e gështenjës në ëmbëlsira me padurim presin të vijë sezona. Gështenjat e ëmbëlsuara (Sheqerkat e Gështenjave) që prodhohen në Bursa dhe rrethinën e saj janë të njohura në gjithë botën. Gështenja e ëmbëlsuar mund të konsumohet edhe vetë por edhe të shtohet ëmbëlsirave.

Këshilla Për Gatimin e Gështenjave

Për të bërë gështenja në furrë ose mbi të, së pari lani gështenjat tërësisht. Gërvishteni gështenjën me thikë. Do të jetë më mirë të gërvishtni pjesën e lakuar. Ka edhe çizme gështenje të sapo lëshuara për këtë proces. Pasi të vizatoni gështenjat, zhytini në ujë të ftohtë për 1 orë. Ju mund të shtoni melasë, sheqer dhe kripë në ujë sipas preferencës suaj. Por le të themi që sugjerimi ynë është ta hamë me shijen e vet. Pasi të kullohen, piqini në furrë ose në një tigan. Piqeni në furrë të nxehtë në 200 gradë për 20-25 minuta. Një metodë tjetër për të qëruar lehtë gështenjat është t’i vendosni në ujë të vluar pasi t’i keni mbajtur në frigorifer për të paktën 12 orë. Më pas shpëlajeni përsëri me ujë të ftohtë.

Gështenja e Embëlsuar` Shije e zbuluar në Bursa`

Gështenja e ëmbëlsuar përgatitet nga gështenjat e njohura të malit Uludağ duke i vendosur ato në sherbetin e vluar. Llojet e gështenjave të ëmbelsuara janë ndër ëmbëlsirat karakteristike të qytetit Bursa.

Si një ëmbelsirë shtëpiake e njohur me shekuj në Bursa, që nga viti 1900 fillon të dyfishohet prodhimi me qëllim të përhapjes së saj në treg. Zotëri Hakki-një tregtar i ëmbëlsirave ka arritur të fitojë medaljonin prej argjendi në një eksozitë të organizuar në Bursa, për shijen që ka arritur të përfitojë nga gështenja e ëmbëlsuar. Më pas pronari i ëmbëltores `Ulus`, Zotëri Rasim Öztat ka arritur që të zhvillojë këtë lloj ëmbëlsire. Por ai që e ka bërë të njohur në botë shijen e gështenjës së ëmbëlsuar është Pasticeria `Kavkas`

Dobitë e Gështenjave

Gështenjat përmbajnë përqindje më të lartë të nishestes dhe ujit sesa llojet e tjera të ngjashme të bimëve drufrutore. Raporti i proteinës dhe yndyrës te gështenja është i ulët. Gështenja është produkt mjaft i pasur me mineralle si nisheste, fibra, protein, kalium, fosfor, kalcium dhe vitamina B1, B2 ve C. Vlera energjike në 100 gr gështenje është 160 kalori. Dhe në të njëjtën kohë 100 gr gështenje përmban 34 gram karbohidrate, 3.4 gram protein, 1,8 gram yndyrë dhe 8-10 gram fibra.

Duhet të konsumohet me kujdes nga personat që mbajnë diet për shkak të sasisë së karbohidrateve që përmban. Posaqërisht ato persona që kanë probleme shëndëtsore me sheqerin në gjak, me tension të lartë dhe probleme kardiovaskulare. Përmbajtja e gështenjës me hekur ndihmon në zvogëlimin e pagjaksisë, kurse prania e magneziumit dhe fosforit luajnë rol të rëndësishëm në metabolizmin e eshtrave. Ka efekte qetësusese. Ndihmon në luftimin me stresin. Vitamin C`ja në gështenjë ndikon mirë në dhëmbë, eshtra dhe vena të gjakut. Është e dobishme për trurin sepse parandalon harresën dhe alzajmerin. Forcon imunitetein dhe ndikon në plakjen e vonshme të qelizave.

Ekspertët shprehen që gështenja është një frut i dobishëm për shëndetin dhe eliminon lodhjen psikike. Në kohët e vjetra gështenja ishte fruti i parë që është kthyer në ëmbëlsirë duke e trajtuar me mjaltë. Gështenja ishte e njohur si pemë buke. Për shkak të strukturës me karbohidrat ka rol ushqyese në shëndetin e njeriut. Për fëmijët që janë në rritje ndikon në zhvillimin e trurit. E rinovon fytyrën duke eliminuar rudhat në lëkurë. Rregullon qarkullimin e qakut kështu që në të njëjtën kohë ndikon në shërimin e sëmundjeve të venave dhe hemeroideve, në kapsllëk, në lodhje të trupit dhe mëlqisë dhe tërheq vëmendjen me cilësinë e rregullimit të lukthit. Gështenja si një produkt i rëndësishëm për industrinë e ushqimit na e pasuron tryezat tona qoftë si frut i vetëm dhe qoftë si ëmbëlsirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *