Llojet e bajameve
Bajamet nga aspekti pomologjik ndahen në dy grupe :
a) Bajame të hidhura ,
b) Bajame të ëmbla
Bajamet e hidhura për arsyje se përmbajnë acit cianitrik janë toksike dhe ngrënja është e rrezikshme. Bajamet të hidhura përdoren për nxjerrjen e vajit të saj. Në bajamet e ëmbla gjendet acidi cianitrik i cili jep shije te hidhur, ose nuk ekziston aspak ose gjendet në sasi shumë të vogël.
Bajamet e ëmbëla sipas thyerjes së lëvozhgës ndahet në katër grupe :
Bajamet e dorës: Janë bajame me lëvozhgë shumë të hollë.Rendimenti arrin deri në 70 %.
Bajamet e dhëmbëve: Këto bajame shumë lehtë mund të thehen me dhëmbë. Rendimenti i arrin deri në 50% .
Bajamet me lëvozhgë të fortë: Shumë vështirë thehen me dhëmbë. Rendimenti mund t`iu arrijë deri në 50% .
Bajmet e gurit: Për arsyje lëvozhgës së trashë, rendimenti I brendshëm është i ulët (%18-30).
Bajame e dorës dhe dhëmbëve mund të llogariten si në të njëjtën grup.
Llojet e Bajameve
Sipas rezultatit të studimeve të përzgjedhura të kryera në Turqi në rajonin e Egjeut janë gjetur disa lloje bajamesh vendore. Prej tyre ata të cilët kanë pasur veti më të mira u janë bërë studime më të thella dhe janë emëruar. Më poshtë janë dhënë disa veti të disa llojeve vendore dhe të huaja të bajameve.
Disa varietete të bajameve vendore
48-1: Rritet shumë forte,është lloj i herëshëm dhe lulëzon në gjysmën e parë të muajit shkurt. Është lloj që nuk i përshtatet llojit të vet dhe kërkon pollenizues. Pollenizuesit e tij janë Akbademi, 48-3`shi dhe Hacı Alibey’i. Pesha me lëvozhgë 3.95 g, pjesa e brendshme 1.50 g, dhe rendimenti 37.97 %. Fruti i brendshëm është 24.51 mm i gjatë dhe 13.47 mm e gjërë.
Gjasa për thelb të dyfishtë është rreth 6.67%. Mund të përdoret edhe pa u pjekur mire (Në gendje jeshile).
Akbadem (Bajam e Bardhë) :
Formon bimë që rriten të fuqishëm. Është një varietet i hershëm i bajames që nuk përputhet me vetveten. 48-1, 48-3, 48-4 ve Hacı Alibey’ janë varietetet që mund të përdoren si pollenizues për këtë lloj. Me lëvozhgë peshon 4.37 g, kurse vetëm thelbi peshon 1.80 g. Thelbi është i gjatë 25.87 mm kurse e gjërë 13.07. Është mjaft produktive dhe prodhon bajame me thelb çifte rreth 26.67%. Rendimenti është 35.17 %. Lëvozhga është e hollë dhe krijon fruta të mëdhenj. Përveçse mund të shfrytëzohet ne formë të pa pjekur mirë, është shumë kualitative edhe si thelb.
HacıAlibey (Bayame HaxhëAlibej): Formon bimë që rriten të mesëm të fortë. Është një varietet shumë i hershëm. Nuk përputhet me vetveten dhe kërkon pollenizues. 48-1, 48-3, 48-4 ve Akbadem janë pollenizuesit e tij. Me lëvozhgë peshon 3.27 g, kurse thelbi 1.15 g. Rendimenti 35.17 % dhe 26.67 % bajame thelb çift. Thelbi 25.87 mm i gjatë dhe 13.07 e gjerë. Është mjaft produktive .
Gülcan (Bayame Gylxhan): Formon bimë që rriten të mesëm të fortë. Është një varietet i përkohshëm, me veti jopërshtatëse me vetvete, kërkon polenizim me varietete të tjera. 101-9 ve101-13 janë pollenizuesit e saj. Pesha me lëvozhgë 3.04 g, gjatësia 23.4 mm dhe gjerësia 16.31 mm. Rendimenti është 27.96 % dhe fruta me thelbi çift 7.5-13.3 %. Pesha e thelbit është 0.85 g. Është mjaft produktive dhe e qëndrueshme ndaj kanserit të degëve. Lëkura e produktit formohet vonë.
101-9 (Bayame 101-9) : Formon bimë që rriten të fortë. Është një varietet i vonshëm, me veti jopërshtatëse me vetvete, kërkon pllenim me varietete të tjerë. 101-13 dhe Gülcan 1 janë pollenizuesit e saj. Me lëvozhgë peshon 3.20 g, kurse thelbi 1.02 g. Rendimenti 31.88 % ,në raportin %6.67 bën bajame me thelb .
101-13 (Bajame 101-13) : Formon bimë që rriten të fuqishëm. Është një varietet i vonshëm, me veti jopërshtatëse me vetvete, kërkon pllenim me varietete të tjerë. Pollenizuesit e saj janë 101-9`shi dhe Gülcan 1. Me lëvozhgë peshon 3.62 g, kurse thelbi 0.95 g. Nuk formon bajame çifte dhe rendimenti është 26.10 %. Thelbi është 20.15 mm e gjatë dhe 13.02 mm e gjerë.
Llojet e bajameve me origjinës të huaj:
LLOJET ME ORIGJINË AMERİKANE
Nonpareil: Formon bimë me rritje apo zhvillim të mesëm të fortë. Është një varietet i vonshëm, me veti jopërshtatëse me vetvete, kërkon pllenim me varietete të tjerë.
Desmayo Largueta, Desmayo Rojo, Drake, Marcona dhe Ne Plus Ultra përdoren si pollenizues të tij. Me lëvozhgë peshon 2.1 g. Është 33 mm e gjatë,19 mm e gjerë dhe 12 mm e trashë. Rendimenti është 65-70 %, raporti i thelbit çift është rreth 20-25%. Thelbi peshon 1.4 g, me një gjatësi 25 mm, gjerësi 13 mm dhe 8 mm trashësi. Është mjaft produktive dhe i ndjeshëm ndaj sëmundjes Monilia. I paraqitet sëmundja e shkundjes së sytheve.
Texas: Formon bimë me rritje apo zhvillim të fortë. Është një varietet i vonshëm, me veti jopërshtatëse me vetvete, kërkon polenizim me varietete të tjerë. Cristomorto, Ferraduel, Ferragnes, Ferrastar, Primorski, Tardive de la verdiere, Tuono dhe Yaltinski përdoren si pollenizues të këtij lloji. Me lëvozhgë peshon 3.0 g, me një gjatësi prej 29 mm, gjerësi 20 mm dhe trashësi 17 mm. Rendimenti arin në 50 % dhe raporti për thelb dyshe apo çift është 39%. Thelbi peshon 1.5 g, me një gjatësi prej 22 mm, gjerësi 13 mm dhe trashësi 9 mm. Prodhimtaria është e mesme dhe zgjohet vonë. I ndjeshëm ndaj sëmundjes Monilia.
Ne plus Ultra: Formon bimë me rritje apo zhvillim të mesëm të fortë.Prodhimtaria apo produktiviteti është ndërmjet asaj të mesëm dhe të mjaftueshëm. Për shkak se lëvozhga është e butë dhe me ngjyra të lehta, është një bajame e preferuar për shitje së bashku me lëvozhgën. Brendësia e frutit është e plotë. Rendimenti i brendshëm është 50-60% dhe gjasa për thelb të dyfishtë është 15-30%. Lulëzohet herët, për nga kushtet e zhvillimit është përzgjedhës (sidomos pë lagështi të tokës). Pollenizuesit: Peerless, Nonpareil, Ardechoise, IX L.
IX L :Kaliforni. Bajam i dhëmbëve. Rendimenti I brendshëm 45-55 % . Raporti për thelb të dyfishtë është i ulët dhe bima I zhvillohet shumë fortë. Lulëzon një javë më vonë se variteti Nonpareil dhe kjo ndikon që pak të ndikohet nga ngricat. Steril për vetëvete.
Polenizuesit: Ne plus Ultra, Drake, Peerless .
Peerless : Rendimenti i brendshëm i ulët dhe shitet me lëvozhgë. Thelbi i madh, kualiteti i mesëm, mundësia e thelbit të dyfishtë 8-10 %. Lulëzohet pak para llojit Nonpareil dhe poashtu vjelet gati në kohë të njejtë me Nonpareil.
Kapareil : Përdoret në industrinë e çokollatave. Është përfituar nga studimet mabarështuese. Jep frutat herët. Vjelet në të njëjtën kohë me Nonpariel. Pollenizuesit : Teksas, Nonpareil.
Jordanelo: Është përfituar nga studimet mabarështuese. Bima i zhvillohet fortë. Jep fruta me rregull dhe të shumta. Me llojin Ne Plus Ultra në të njejtën kohë,relativisht pak më herët lulëzohet. Polenizuesi: Ne plus Ultra
LLOJET ME ORIGJINË FRANCEZE
Ferraduel: Formojnë bimë që rriten të fortë. Është një varietet i vonshëm, me veti jopërshtatëse me vetvete, kërkon polenizim me varietete të tjerë. Polenizuesit :Ai, Ferragnes, Filippo Ceo, Tuono ve Texas. Me lëvozhgë peshon 4.7 g, me një gjatësi prej 35 mm, gjerësi 22 mm dhe trashësi 17 mm. Rendimenti 28 % kurse gjasa për thelb të dyfishtë 0-1%. Thelbi peshon 1.8 g, me një gajtësi 25 mm, gjerësi 14 mm dhe trashësi 8 mm. Shumë produktive , i qëndrueshëm sëmundjes Monilia dhe i ndjeshem ndaj nekrozave.
Ferragnes: Formon bimë me trup të mesëm të fortë. Është një varietet i vonshëm, me veti jopërshtatëse me vetvete, kërkon polenizim me varietete të tjerë.
Polenizuesit:Ai,Cristomorto,Ferraduel,Ferrastar,Filippo Ceo,FraGiulio,Primorski,TardyNonpareil,TuonoveTexas. Me lëvozhgë peshon 3.5 g, me një gjatësi prej 36 mm, gjerësi 21 mm dhe trashësi 16 mm. Rendimenti 28 % dhe nuk ka gjasa për thelb të dyfishtë. Thelbi peshon 1.5 g , me një gajtësi 29 mm, gjerësi 13 mm dhe trashësi 8 mm. Produktiviteti mjaft i mirë dhe mesatarisht i qëndrueshëm sëmundjes Monilia.
Ardechoise: Zhvillohet fortë, lulëzohet herët, produktiviteti i mirë, pemët piqen ka fundi i muajit gusht, lëvozhga është e butë, rendimenti i brendshëm 60%, gjasa për thelb të dyfishtë 8 –10 %, kualitet të mesëm të frutit. Polenizuesi : Marcona, Princess.
Languedoc: Lulëzohet herët dhe në periudhën e mesme të stinës, rendimenti i brendshëm 2%, bimët piqen në fund të muajit Shtator.
Cristomorto: Formon bimë që zhvillohen të fortë. Është një varietet i vonshëm, me veti jopërshtatëse me vetvete, kërkon polenizim me varietete të tjerë.
Pollenizuesit : Rachele dheTexas. Me lëvozhgë peshon 4.5 g, me një gjatësi prej 35 mm, gjerësi 23 mm dhe trashësi 18 mm. Rendimenti 36 % dhe gjasa për thelb të dyfishtë 20-25 %. Thelbi peshon 1.6 g , me një gajtësi 23 mm, gjerësi 14 mm dhe trashësi 8 mm. Produktiviteti është mjaft i mirë dhe është i qëndrueshëm ndaj kalbjes së qafës së rrënjëve.
Avola: Lulëzohet herët, produktiviteti i mjaftueshëm, lëvozhga e butë, frutat vjelen duke filluar nga fundi I muajit Gusht, rendimenti I brendshëm 60% dhe gjasa për thelb të dyfishtë 8-10 %.
Marcona: Lulëzimi zgjat pothuajse më shumë se një muaj. Për këtë arsyje rreziku ndaj ngricave është më e vogël.Rendimenti i brendshëm 35-40% kurse gjasa për thelb të dyfisht është më pak se 1%. Pjesërisht efikase për vetëvete. Pollenizuesit : Drake, Ne plus Ultra.
Drake
Formon bimë me madhësi të mesme. Lulëzohet në periudhën e mesme dhe të vonshme. Nuk përputhet me vetëveten. Polenizuesit : Marcona, Nonpariel dhe Peerless. Me lëvozhgë peshon 2.6 g, me një gjatësi prej 32 mm, gjerësi 20 mm dhe trashësi 16 mm. Rendimenti 46 %. Gjasa për thelb të dyfishtë ndryshon nga 20-40 %. Thelbi peshon 1.2 g, me një gjatësi 23 mm, gjerësi 13 mm dhe trashësi 8 mm. Produktiviteti i mesmëm. Është i ndjeshëm ndaj sëmundjes Monilia dhe Nekrozave.
Primorski: Formon bimë që zhvillohen të mesëm të fortë. Është një varietet i vonshëm, me veti jopërshtatëse me vetvete, kërkon polenizim me varietete të tjerë. Pollenizuesit: Ai, Cristomorto, Ferraduel, Ferragnes, Tardive de la verdiere dhe Texas. Me lëvozhgë peshon 2.6 g, me një gjatësi prej 35 mm, gjerësi 20 mm dhe trashësi 15 mm. Rendimenti 56 % dhe nuk ka gjasa për thelb të dyfishtë. Thelbi peshon 1.5 g me një gajtësi 27 mm, gjerësi 13 mm dhe trashësi 8 mm. Produktiviteti është i mesëm.
Tuono: Formon bimë që rriten të fortë. Është një varietet i vonshëm, dhe përputhet me vetitë e vetëvetes.Poelnizuesit: Ferraduel, Ferragnes, Ferrastar, Flippo Ceo, Fra Giulio grande,Genco dhe Texas. Me lëvozhgë peshon 3.8 g, me një gjatësi prej 35 mm, gjerësi 24 mm dhe trashësi 18 mm. Rendimenti 41 % dhe nuk ka gjasa për thelb të dyfishtë. Thelbi peshon 1.6 g me një gajtësi 24 mm, gjerësi 14 mm dhe trashësi 8 mm. Produktiviteti është i mjaftueshëm. Është e ndjeshme ndaj Nekrozave.
Yaltinski
Formon bimë që rriten të fortë. Është një varietet i vonshëm, me veti jopërshtatëse me vetvete, kërkon polenizim me varietete të tjerë. Polenizuesit: Ferragnes dhe Flots. Me lëvozhgë peshon 2.0 g, me një gjatësi prej 31mm, gjerësi 19 mm dhe trashësi 14 mm. Rendimenti 10 % dhe gjasa për thelb të dyfishtë është 10%. Thelbi peshon 1.1 g me një gajtësi 21 mm, gjerësi 11 mm dhe trashësi 8 mm. Produktiviteti është i mesëm dhe është i ndjeshëm ndaj sëmundjes Monilia.
Picantili
Formon bimë që rriten të fortë Është një varietet i vonshëm, me veti jopërshtatëse me vetvete, kërkon polenizim me varietete të tjerë. Polenizuesit: Ferraduel, Ferrastar dhe Genco. Me lëvozhgë peshon 3.4 g, me një gjatësi prej 36 mm, gjerësi 23 mm dhe trashësi 17 mm. Rendimenti 46 % dhe gjasa për thelb të dyfishtë është 37%. Thelbi peshon 1.6 g me një gajtësi 23 mm, gjerësi 14 mm dhe trashësi 8 mm. Produktiviteti është i mesëm dhe është i ndjeshëm ndaj sëmundjes Monilia.
Genco
Formon bimë që rriten të fortë. Është një varietet i vonshëm, dhe përputhet me vetitë e vetëvetes. Poelnizuesit: Ferrastar, Filippo Ceo, Tuono dhe Texas. Me lëvozhgë peshon 3.4 g, me një gjatësi prej 27 mm, gjerësi 21 mm dhe trashësi 17 mm. Rendimenti 35 % dhe gjasa për thelb të dyfishtë është 0-3 %. Thelbi peshon 1.2 g me një gajtësi 20 mm, gjerësi 14 mm dhe trashësi 8 mm. Produktiviteti është mjaft i mirë.
Garrigues
Lulëzohet në periudhën e mesme dhe të vonshme. Me origjinë spanjolle. Është një lloj shumë produktive. Bën pjesë në grupin e bajameve`Guri`. Rendimenti 38-40 % dhe gjasa për thelb të dyfishtë është 15-18%. Polenizuesit : Tuono, Drake, Garriğnes.
SUPERNOVA BADEM
Lulëzohet me vonesë. Pesha e thelbit të brendshme 1.5 gram. Rendimenti 36 %. Gjasa për thelb të dyfishtë është 19%. Varietet që ka vetë-efikasitet. Degët e drurit të bajames dimrit kanë qëndrueshmëri deri në -25, -30°C kurse qëndrueshmëria e sytheve të luleve dallojnë sipas periudhave të ndryshme; para lulëzimit sythet durojnë deri në , -3,-3,5°C, kah përfundimi i lulëzimit sythet durojnë deri në 1,5,-2 °C dhe kurse frutat e vogla durojnë deri në 0,5-0,6 °C. Nëse gjatë sezonit të zhvillimit të frutave temperaturat e kërkuara për pjekjen e frutave të bajameve nuk është e mjaftueshme, zhvillimi dhe maturimi i frutave nuk do të jetë i mjaftueshëm. Gjatë periudhës së lulëzimit nëse ka rreshje shiu atëherë do të kufizohet puna e bletëve dhe poashtu temperaturat e ulëta do të ndikojnë në zhvillimin e gypit të mbirjes për polenizim dhe kështuqë nuk do të kryhet një polenizim i suksesshëm. Moti i tillë shkakton sëmundjen këpurdhore Monilia.
Mbjellja e shpeshtë te Bajamet
%100 Mekanëzm( Krasitje+Vjelje)
Dıstancat e mbjelljes: `3-3,5 X-1,2m
Varitetet: Me lëvozhgë të fortë dhe efektive për vetëvete
Vjelja e parë: Në vitin e dytë
Prodhim i plotë: Në vitin e katërt
Rendimenti mesatar: 150-200kg/10 Ari (Rendimenti i brendshëm)
Llojet :
Soleta: Është me origjinë Spanjolle. Forca e rritjes mesatare, degëzimi i mirë dhe tregon rritje gjysëm të drejtë. I përshtatshëm për mbjellje të shpeshtë, rendimenti 30-33 %, ka formë eliptike dhe lëvozhgë të fortë. Koha e lulëzimit bëhet ndërrmjet 15 Shkurt- 05 Mars.
Belona: Është me origjinë Spanjolle. Forca e rritjes mesatare dhe ka veti të lulëzimit të shumtë. I përshtatshëm për mbjellje të shpeshtë,rendimenti 27-35%, ka formë zemre dhe lëvozhgë të fortë. Koha e lulëzimit bëhet ndërrmjet 18 Shkurt- 05 Mars .
Guara: Është me origjinë Spanjolle. Forca e rritjes mesatare, ka një degëzim të mirë dhe rritje të hapur apo të gjërë. I përshtatshëm për mbjellje të shpeshtë, rendimenti 30-35%, ka formë zemre-eliptike dhe lëvozhgë të fortë. Koha e lulëzimit bëhet ndërrmjet 18 Shkurt- 08 Mars .
Avijor: Është me origjinë Spanjolle. Rritet me forcë mesatare dhe ka veti të mira degëzimi. I përshtatshëm për mbjellje të shpeshtë, rendimenti 30-35%, ka formë eliptike dhe lëvozhgë të fortë. Lulëzohet ndërrmjet 28 Shkurt- 15 Mars .
Nënshartesa
Lloji :Hibrit Kumbulla
Fuqia e Lëvrimit: I dobët (60 % më të ulët se Nemaguard ose GF677)
Përshtatshmëria: Perfekt me të gjitha llojet e bajameve
Niveli i Ujit Nëntokësor: Tolerancë e Lartë
Kripshmëria: Tolerancë Mesatare
Nematod i Nyjeve të Rrënjës:Qëndrueshmëri Mesatare
Armillaria: Tolerancë Mesatare
Të tjerë: Mund të përshtatet lehtësisht me toka të rënda